16:02 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Takimi 3 orësh në LDK, foto pas takimit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një takim në selinë qendrore të partisë.

Krerët e këtij subjekti kanë diskutuar për modalitetet e qeverisës që pritet të drejtohet nga Avdullah Hoti.

Takimi ka zgjatur mbi 3 orë, shkruan Indeksonline

Ndryshe, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk ka arsye që të merret masë e parakohshme ndaj dekretit të presidentit Hashim Thaçi për Avdullah Hotin kryeministër.

“Në asnjë rast nuk ka arsye që të merret masë e parakohshme ndaj dekretit të Thaçit sepse konsiderohet që të gjitha arsyet që janë dhënë në kërkesën e VV-së janë paragjykime dhe të pabazuara”, ka thënë ai.