08:52 / E Hënë, 22 Prill 2024 / L K

Teknologjia 3D analizon “golin fantazmë” të Barcelonës në El Clasico

Canal + France dhe Bein Sports analizuan me teknologjinë 3D goditjen e Lamile Yamal që krijoi dilema të mëdha në El Clasico nëse ishte apo nuk ishte gol.

Nga analiza e bërë u konkludua se topi nuk kishte kaluar vijën e portës për disa milimetra.

Një teknologji e tillë ende nuk është aplikuar në futbollin spanjoll ndërsa kostoja e saj ka vlerë 4 milionë euro në sezon./Indeksonline/