19:58 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

Feim Salihu: Llapi, frymon politikisht me frymën e filozofisë Rugoviane

Feim Salihu është kandidatë për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës i propozuar nga Dega I – Kodra e Trimave në Prishtinë.

Një kohë të gjatë ka shërbyer si drejtor në ndërmarrjen regjionale të pastrimit, NP “PASTRIMI”.

Gjatë një tubumi në Podujevë, ai ka theksuar se tradicionalisht Llapi është rreshtuar dhe frymon politikisht me frymën e filozofisë #Rugoviane.

Gjithashtu shtoi se ndjehem krenar që jam llapjan, sepse Llapi i ka dhënë shumë Kosovës në çdo kohë dhe proces të rëndësishëm para dhe pas lufte, duke u dëshmuar të parët.

Podujeva, është komuna me territorin më të madh në Kosovë, dhe njëra ndër komunat me numrin më të madh popullatës në nivel vendi dhe meriton përkrahje dhe vëmendje më të madhe për rritje të investimeve nga niveli qendror sepse është sabotuar gjithnjë tash e dy dekada.

Me mburrje dhe krenari ka theksuar se Llapi, ka kontribuar shumë në luftën për liri, i ka dhënë Kosovës akademik, intelektual të çmuar, profesor universitar, legjenden e futbollit shqiptar Fadil VOKRRI, artist të dalluar dhe politikan e ndërmarrës të suksesshëm, andaj meritoni vëmendje të veqantë.

Të dashur llapjan, ju premtojë se do jem zë i fuqishëm në përfaqësimin e interesave tuaja në parlamentin e Kosovës!