12:36 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Trajtimi i ankesave, Hajdari nxjerr tri urdhëresa pas situatës së krijuar nga koronavirusi

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se po ndjek me vëmendje të lartë situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Për të trajtuar ankesat e qytetarëve dhe për të zbatuar vendimet e Qeverisë për emergjencën e shëndetit publik, Ministrja ka nxjerrë këto tri urdhëresa:

1 — për menaxhimin e çmimeve

2 — për sigurimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare gjatë emergjencës së shëndetit publik

3 — për zbatimin e masave ndaj veprimtarive ekonomike lidhur me emergjencën e shëndetit publik

Kurajë, kujdes! Jo panik.