10:21 / E Mërkurë, 13 Maj 2020 / indeksADMonline

Tregtarë kujdes! Inspekcioni në Prishtinë po ua konfiskon produktet

Tregtarët në haësiratë e tregjeve të Prishtinës këtë të mërkurë kanë hasur në disa probleme me inspekcionin, shkruan IndeksOnline.

Të gjitha produktet që kanë pasur për t’i shitur janë konfiskuar nga inspekcioni.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Inspektime e konfiskime në pjesë të ndryshme të qytetit, sidomos në hapësirat rreth tregjeve.

Përmbajuni rregullave!”, ka thënë ai./IndeksOnline/