21:56 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Trudeau: Aeroplani ukrainas është qëlluar nga raketat iraniane

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka thënë se avioni ukrainas që u rrëzua në Iran të mërkurën në mëngjes, duke lënë të vrarë rreth 170 njerëz, u qëllua nga një raketë iraniane.

”Ne kemi informacione nga burimet tona të shumta, përfshirë aleatët tanë dhe inteligjencën tonë. Provat tregojnë se aeroplani u qëllua nga një raketë sipërfaqe-ajër iraniane, Kjo mund të ketë ndodhur pa qëllim”, tha kryeministri në një konferencë shtypi.

Presidenti i SHBA;ve Donald Trump ka sugjeruar se ai gjithashtu beson se Irani ishte përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit. Fluturimi i Ukrainës PS752 u rrëzua pranë Teheranit menëjherë pasi u ngrit. 63 nga pasagjerët kishin pasaporta kanadeze, dhe shumë të tjerë jetonin në Kanada si banorë të përhershëm ose me viza.

Ministri i Punëve të Jashtme Francois-Philippe Champagne ka biseduar me homologun e tij iranian për rrëzimin. Sipas një përmbledhje të telefonatës të lëshuar të enjten, Champagne i bëri presion Mohammad Javad Zarif që të lejojë zyrtarët kanadezë në vend të marrin pjesë në hetim, dhe të ndihmojnë në identifikimin e viktimave.

Kanadaja dhe Irani nuk kanë pasur marrëdhënie zyrtare diplomatike që nga 2012, kur Kanada e etiketoi Iranin si një sponsor të terrorizmit.