09:44 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Turqit befasohen me Muriqin, ka talent edhe në këndim

Vedat Muriqi është një nga futbollistët më të përfolur në Turqi aktualisht.

Sulmuesi kosovar ka bërë fillim të mbarë me Fenerbahcen, duke shënuar 2 gola në 2 ndeshje në Superligë.

Mediumet në Turqi, gjithnjë e më tepër po i kushtojnë vëmendje Muriqit.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet Muriqi duke shprehur talentin e tij edhe në këndim. /Indeksonline/