09:59 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / B O

Udhëtarët bllokohen për orë të tëra brenda tunelit nën det që lidh Francën me Anglinë

Dhjetra udhëtarë mbetën të bllokuar për orë të tëra brenda tunelit nënujor në Kanalin Anglez që lidh Francën me Britaninë e Madhe.

Shkak i bllokimit të tunelit ishte defekti që kishte pësuar një tren. Për shkak të emergjencës së krijuar, disa udhëtarë u nxorrën prej andej përmes tunelit të emergjencës duke braktisur automjetet e tyre.

“Shërbimi i emergjencës në tunel ishte i tmerrshëm”, tha një 37-vjeçare pas incidentit që ndodhi mbrëmjen së martës.

“Ishte si një film i tmerrshëm. Ecnim në një humnerë duke mos ditur se çfarë po ndodhte. Duhet të qëndronim nën det”, u shpreh 37-vjeçarja Sarah Fellows.

“Kishim ngecur në tunel të paktën për 5 orë”, tha një tjetër udhëtar.

Tuneli në Kanalin Anglez që lidh Francën me Britaninë është më i gjati nën ujë me një segment 37.9 kilometra. Udhëtimi bëhet me tren që transporton pasagjerë dhe automjete dhe lidh Calais me Folkestone.