09:32 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Vathë kontraceptivë që do të barten për të parandaluar shtatzëninë!

Nëse vendosni të përdorni kontraceptivë, ju ballafaqoheni me vështirësinë për t’u kujtuar që të përdorni atë.

Harresa për t’i pirë dy ose më shumë tableta nga një paketë nënkupton që mbrojtja juaj nga mundësia për shtatzani mund të ndikohet.

Por, çka nëse parandalimi i shtatzënisë do të përfshinte një palë vathë, të cilët do t’i mbanit çdo ditë?

Shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë të Gjeorgjisë kanë krijuar arna ngjitëse që mund t’i mbërtheni në stolitë tuaja, për ta bërë pikërisht këtë.

Padyshim se bartja e vathëve çdo ditë është më e lehtë se sa të pish pilulat, transmeton Indeksonline.

Ekziston mundësia që kontraceptivët të shtohen edhe në unaza apo në hallka dore.

Vathët do të hiqen gjatë natës dhe mund të ndryshohen në mënyrë periodike. Pra parashihet të aplikohen për 16 orë dhe të hiqen për 8 orë të tjera. Teknika kontraceptivë parashihet se do të japë sasi të mjaftueshme të hormoneve për të parandaluar shtatzëninë./Indeksonline/