18:40 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Xhihadistët të shoqëruar me nuset dhe fëmijët e tyre braktisin kampin e ISIS-it

Xhihadistët të shoqëruar më gratë dhe fëmijët e tyre kanë lënë kampin e ISIS-it

Me çanta e të rreshtuar, ata po kontrolloheshin secili.

Ky veprim i tyre erdhi vetëm disa orë pas sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të të cilat kishin për qëllim të ushtronin presion mbi militantët në brigjet e lumit Eufrat, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Të paktën 36 kamionë dhe dy autobusë janë parë bashkë me ta duke lënë territorin e ISIS-it në në Baghouz , pranë kufirit me Irakun.

Besohet se dhjetëra mijëra njerëz kanë lënë kampin IS në javët e fundit.

Ashtu si Aliu, shumë prej tyre ishin të afërm të luftëtarëve të Shtetit Islamik, të cilët e kanë ndjekur grupin gjatë viteve të tërheqjes derisa ranë në fshatin Baghouz, tani i rrethuar nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA.

Siç shihet në këtë foto, një anëtar i Forcave Demokratike Siriane (SDF) mbart një fëmijë të ndjekur nga nëna që qan dhe kërkon ndihmë pas largimit nga bastioni ISIS-it./Indeksonline/