08:57 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / B O

Xhirimet e “Fast & Furious 10”, pamje dramatike, fluturojnë veturat, Policia në aksion

Xhirimet e Fast & Furious 10, po vazhdojnë momentalisht në zemër të Torinos, në Itali.

Gjatë ditës së djeshme ata ishin në Po Diaz duke dhuruar një shfaqje të vërtetë për banorët edhe gjatë xhirimeve.

Helikopteri i verdhë që filmonte të gjitha skenat nga lart, fluturonte mbi qytet.

Skenat tashmë jo aq anormale të Fast&Furious me makina që fluturojnë në ajër dhe bëjnë manovra në rrugë nuk munguan as në këtë rast, teksa shumë banorë kanë dalë në rrugët e qytetit për të “respektuar” mysafirët e ardhur.