Zvicra 16 copa Gjibraltarit, 11 gola “made in” Kosova
Zvicra U19 ka mposhtur Gjibraltarin U19 si mysafir me rezultat të thellë 1-16.
11 gola për helvetikët erdhën nga futbollist me prejardhje nga Kosova.
Lorent Tolaj shënoi tetë gola në këtë ndeshje, derisa Orges Bunjaku realizoi tri gola të tjera.
Talentët e Kosovës po vazhdojnë të shkëlqejnë në grupmoshat e reja te kombëtaret evropiane.
Tashmë është puna e Federatës që të bind këta yje të veshin fanellën e Kosovës. /IndeksOnline/