10:41 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Tension në Kuvendin e Shqipërisë, kërkohet me çdo kushtë koka e Xhafajt

Ashtu siç pritej seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është ndërprerë pas bllokimit të foltores nga ana e deputetëve demokratë.

Ka qënë kryetari i opozitës ai që ka marrë i pari fjalën në Kuvend, dhe ka kaërkuar largimin e Fatmir Xhafajt nga pozicioni i ministrit të Brendshëm për shkak të akuzave ndaj vëllait të tij.

Pas ndërprerjes së fjalës së Bashës, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi është detyruar të mbyllë seancën.