17:00 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tentoi të hidhet nga ura, një ‘hero’ e ndalon

Një person ka kapur njeriun e shqetësuar, duke dashur të kërcejë  nga ura.

Jeta e një njeriu u shpëtua falë një vozitësi hero, që e tërhoqi atë nga veshjet e poshtme pasi kërcënoi se do të hidhet, transmeton Indeksonline.

John Graham dhe bashkëshortja e tij Kayla po vozisnin në anën tjetër të kolegjit ‘Kolumbia’, në Karolinën e Jugut, kur trafiku u ndal.

Ndërsa, Johni po voziste, Kayla e vërejti një njeri pa këmishë që doli nga një automjet që shkonte drejt urës.

Johni më pas e pa në pasqyrën e pasme dhe i tha Kaylës se nuk mund ta linte njeriun të kërcejë dhe se ai duhej ta ndihmonte, kështu që vendosi ta ndal makinën.

Në klipin e tensionuar, kur ai i afrohet me kujdes njeriut, Johni mund të shihet duke diskutuar me të në një përpjekje për të marrë vëmendjen e tij dhe ta bind që të mos hidhet.

Atë e ndihmoi edhe një oficer i policisë, të cilët së bashku e parandaluan këtë fatkeqësi./Indeksonline/.