09:54 / E Premte, 10 Gusht 2018

Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarit për patentë shofer, arrestohet e dyshuara

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, e cila ka tentuar t’i jap ryshfet një zyrtari të MTI-së për patentë shofer.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi që e njëjta i ka ofruar 50 euro në formë të mitos zyrtarit të Ministrisë së  Transportit në zyrën për patentë shofer ankuesit mashkull K-Shqiptar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Indeksonline/