20:11 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Teologu Hamiti: Xhamia përballë Kuvendit ka mbetur për gjynah

Teologu Xhabir Hamiti ka shprehur pakënaqësi me xhaminë e cila ndonëse ka nisur shumë vite më parë të rinovohej, ajo ende nuk ka përfunduar.

Hamiti ka kërkuar të dije se cilat janë arsyet e neglizhimit të këtij objekti fetar në kryeqytet, shkruan Indeksonline.

Teologu Hamiti ka thënë se kjo xhami ka mbetur për ‘gjynah, përkundër rëndësisë që ka si monument.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Nuk jam kah e kuptoje çfare eshte duke ndodhur me kete xhami vite me radhe! Ka mbetur per gjynaf, e aq me keq monument historik qindra vjeçar, i shtrirë ne qender te qytetit dhe perballe parlamentit !
Nese dikush e dine me na tregu, se ku qendron arsyeja e neglizhimit te ketij objekti te rralle fetar ne vendin tone, mire do ishte te na bente me dije !
Cka eshte e tepert eshte e tepert !