14:04 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Tërhiqen urgjent 774,000 makina Mercedes nga tregu evropian

Ministri gjerman i Transporteve urdhëroi sot tërheqjen e menjëhershme në të gjithë Evropën të 774000 automjeteve “Mercedes”, të pajisura me aparatura që mashtrojnë mbi nivelin e ndotjes.

“Daimler njoftoi se do të procedojë sa më shpejtë të jetë e mundur, në bashkëpunim transparent me autoritetet për të garantuar që sistemet e kundërshtuara nga qeveria të hiqen”, njoftoi ministri gjerman i Transporteve, Andreas Scheuer, në një komunikatë, në përfundim të një takimi me kreun e grupit, Dieter Zetsche.

Daimler konfirmoi këtë tërheqje në një komunikatë, duke u shprehur se “kërkon të qartësojë çështjet ligjore të lidhura me këtë procedurë të një madhësia të jashtëzakonshme”.

Modelet kryesore që preken janë furgonët “Mercedes Vito” dhe modeli SUV “class GLC” dhe modeli “class C”, nga të cilat 238 000 lëvizin në Gjermani.