21:34 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Tërmet në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4.5 u regjistrua në orët e mbrëmjes së të shtunës në jug të Shqipërisë.

Tërmeti ka rënë rreth orës 18:15 minuta dhe sipas Qendrës Mesdhetare të Sizmiologjisë epiqendra ka qenë 23 kilometra në jug-lindje të qytetit të Vlorës, në një thellësi vetëm dy kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë të lehta në zonat përreth dhe në qytetin e Vlorës.

Nuk raportohen dëme materiale, apo njerëzore.