11:21 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Tërrnava uron myslimanët me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit (Video)

Me rastin e fillimit të muajit të shenjt të Ramazanit, Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës i ka uruar gjithë besimtarët myslimanë.

Duke u uruar agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve, ai është lutur që me këtë rast Zoti t’i fali ata dhe t’i mëshirojë, transmeton Indeksonline.

Ky është urimi i tij:

Duke filluar nga nesër ,e mërkurë 16.05.2018 myslimanët anembanë botës fillojnë agjërimin e muajit Ramazan. Ndonëse formalisht manifestohet duke abstenuar nga ushqimet dhe pijet, në esencë agjërimi është një kurs edukativ, i cili përgjatë një muaji të tërë në mënyrë intensive punon për ta formësuar në mënyrë të përsosur personalitetin e besimtarit dhe lidhjet e tij me Zotin dhe të tjerët. Duke në kujtuar për objektiven kryesore që ka agjërimi, Zoti i Madhëruar në Kur’anin Fisnik na thotë:

“O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat” (Kur’ani: 2:183)

Pra, largimi nga ushqimi dhe pijet është mjet ose mënyrë për të arritur tek qëllimi final, e që është devotshmëria ose lidhja e njeriut me Krijuesin, e cila do të jetë e ndërtuar mbi respektimin dhe përfilljen që njeriu duhet t’i bëjë fjalës së Zotit dhe urdhrave të tij. Ramazani, në mënyrë simbolike shënon edhe fillimin e shpalljes së Kur’anit, Libri i cili përshkruar më së miri rrugën që ne duhet ndjekur për të realizuar këtë qëllim, pra devotshmëri….

Vëllezër dhe motra,

Më lejoni që, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe në emër të institucioneve të saja dhe në emrin tim personal, t’iu uroj për ardhjen e këtij muajit të bekuar, të gjithë besimtarëve të besimit Islam kudo që ata gjenden në Kosovë e jashtë saj, duke e lutur Zotin që të na lehtësojë agjërimin dhe të gjitha adhurimet tjera, të na fisnikërojë me moralin dhe etikën e Ramazanit, si dhe të në fali e të na mëshirojë! Urime të gjithëve muaji i Ramazanit”./Indeksonline/