15:46 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Tesla godet murin dhe futet në fitnes [Video]

Disa njerëz të cilët ishin duke bërë palestër në fitnes, mbeten të tronditur kur një makinë Tesla Model X goditi murin dhe hyri brenda.

Sic raporton ABC News, në këtë rast kishte të bënte me “keqpërdorim të pedaleve” , ku shoferi i Teslas në vend të frenimit ka shtypur pedalen e gazit, dukuri kjo që nuk ndodh rrallë herë te shoferët.

Fatmirësisht, as shoferi as të pranishmit në fitnes nuk u lënduan në këtë aksident të çuditshëm /IndeksOnline/

Temat: