09:39 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Tesla me njoftim zyrtar: Po prodhojmë 500 makina në ditë!

Elon Musk ka patur dje takim vjetor të aksionarëve të kompanisë Tesla. Para shumë të pranishmëve, Musk ka dhënë detaje për kompaninë e cila është një nga më të fuqishmet aktualisht në botë. Tesla ka njoftuar se aktualisht është duke prodhuar 500 modele M3 në ditë, ose mesatarisht 3500 makina në javë.

Por, që nga muaji i ardhshëm Musk ka paralajmëruar se kompania synon që të rrisë kapacitetin deri në 5000 vetura të prodhuara në javë.

Musk është pyetur edhe për numrin total të punëtorëve të kompanisë Tesla, por që nuk ka dhënë përgjigje duke thënë vetëm se është numri më tronditës.

Pronari i Teslas njoftoi gjithashtu se bateria më e vogël, rreth 50 këH, do të jetë gati deri në fund të këtij viti./Indeksonline/