20:42 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tetë orë pritje për ta kaluar kufirin në Mutivodë (Foto)

Pika e Kalimit Kufitar në Mutivodë sonte është tejet e ngarkuar nga fluksi i madh i mërgimtarëve që po kthehen në vendet e tyre në diasporë.

Disa prej mërgimtarëve kanë thënë për Indeksonline se iu është dashtë të presin rreth shtatë orë për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi.

Ata thonë se kolona është e gjatë rreth katër kilometra dhe se autoritetet policore serbe nuk po punojnë me kapacitetin e duhur për të mënjanuar pritjet e gjata.

Deri në pesë orë qytetarët po presin edhe në Merdare kurse pikat tjera janë me më pak të ngarkuara./Indeksonline/