10:58 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Tetë skuadra shqiptare në Evropë

Tetë skuadra nga trojet shqiptare do të na përfaqësojnë në garat evropiane gjatë sezonit të ardhshëm.

Drita u shpall kampion i Kosovës dhe do ta përfaqësoj vendin tonë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Prishtina si nënkampion i Superligës do të merr pjesë në kualifikimet e Europa League.

Në Shqipëri, Kukësi si nënkampion (Skënderbeu është i dënuar) do të luaj në kualifikime për Ligën e Kampionëve. Luftëtari, Laci dhe Partizani do të marrin pjesë në kualifikimet për Europa League.

Shkëndija si kampion i Maqedonisë do të luaj këtë herë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ndërsa Shkupi në Europa League.

Kjo është hera e parë në histori që tetë skuadra shqiptare do të garojnë në dy ligat e mëdha Evropiane.

Skuadrat fillimisht duhet të kalojnë nëpër fazat e kualifikimeve. /IndeksOnline/