22:15 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi: 13-15 mijë luftëtarë i kishte UÇK-ja, tjerat janë gënjeshtra!

Presidenti i Republikës, njëherësh njëri prej anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Hashim Thaçi ka treguar për herë të parë numrin e ushtarëve që ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë një debati në RTK, i pari i shtetit ka thënë se pjesë e ushtrisë së Kosovës ishin 13 mijë apo maksimalisht 15 mijë.

Poashtu, Thaçi ka përmendur edhe një rast kur në një komunë paslufte ishte shtuar numri.

“Gjatë periudhës së bombardimit të NATO-së, në zonën e Prizrenit kanë qenë diku 500 ushtarë. 3-4 dit, mbi 5000 njerëz kanë lëvizur me uniforma të UCK-së nëpër qytetin e Prizrenit”, ka treguar ai, transmeton Indeksonline

Në fund, Thaçi ka përmendur edhe rastin e fundit të Listave të Prokurorisë së Shtetit.

“Për mua është shqetësuese që njerëz që ishin ndër të parët në UCK. Ka ndodhur gabime që mund të përmirësohen. UCK s’ka pas më tepër luftëtar 13 deri maksimalisht 15 mijë.  Nuk duhet të ketë ndërhyrje politike. Drejtësia duhet ta thotë fjalën e vet. E theksoj se është cenuar vlera e luftëtarit të lirisë”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/