19:48 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi: 2018 viti i Kosovës, formohet ushtria dhe fillon udhëtimi për në NATO

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur rreth parakalimit të sotëm të FSK-së dhe Policisë së Kosovës në shënjimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Thaçi ndër të tjerash ka thënë se gratë dhe burrat në uniformë janë burimi ynë i krenarisë dhe forcës, transmeton Indeksonline.

“ Kam folur sot në paradën e forcave tona të sigurisë dhe policisë përpara mijëra njerëzve. Ky do të jetë viti i #Kosovës që do të themelojë forca të plota ushtarake dhe kjo do të fillojë udhëtimin tonë në @NATO. # Kosova10”, ka shkruar Thaçi në Twitter./Indeksonline/