23:41 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Artistet tona çdo ditë e më shumë po na bëjnë krenarë kudo në botë

Këngëtarja Dua Lipa bëri bujën më të madhe në showbizin botërorë sonte.

Artistja me origjinë kosovare, sonte mori çmimin si këngëtarja e vitit në Britani si dhe disa çmime të tjera, duke u renditur kështu si artistet më të suksesshme.

Me këtë rast, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përgëzuar atë duke thënë se shkëlqimi global i Dua’s gëzon të gjithë qytetarët e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Artistet tona çdo ditë e më shumë po na bëjnë krenarë me suksese kudo në botë.

Dua Lipa theu rekorde me më së shumti nominime për çmimin prestigjioz “Brit Aëards 2018”, ndërsa sonte u shpall artistja më e mirë e vitit dhe fitoi çmimin “zbulimi më i madh artistik i vitit”.

Shkëlqimit global të Duas i gëzohen të gjithë qytetarët tanë. HTH