19:28 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Bashkë me Pacollin po punojmë në finalizimin e agjendës për sesionin e Asamblesë së OKB-së

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli janë duke finalizuar agjendën e tyre për sesionin vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se në ditët në vijim do zhvillojnë takime më përfaqësues botërore për të shtyrë përpara agjendën euroatlantike të Kosovës, njohjet dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë, Behgjet Pacollin, duke punuar në finalizimin e agjendës sonë për sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York. Në ditët në vijim do të zhvillojmë shumë takime me përfaqësues botërorë për të shtyrë përpara agjendën euroatlantike të Republikës së Kosovës, bashkëpunimin bilateral, njohjet dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. HTH