11:18 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi dekoroi Haradinaj dhe Veselin me medaljen jubilare të 10 vjetorit të pavarësisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj me medaljen jubilare në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, raporton Indeksonline.

Këto medalje u jepen personaliteteve që kanë pasur rol në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe në periudhën e shtetndërtimit./Indeksonline/