15:45 / E Enjte, 22 Shkurt 2018

Thaçi dekoron edhe Sami Lushtakun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar gjeneralin Sami Lushtaku me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Thaçi ka thënë se Lushtaku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit pavarësisë, dekorova gjeneralin Sami Lushtaku, njërin nga komandantët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Z. Lushtaku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës” ka shkruar Thaci./Indeksonline/