18:26 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Thaçi dekoron mësuesin dhe luftëtarin Beqir Hajrizi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me urdhrin “Hasan Prishtina”, pas vdekjes, ka dekoruar veprimtarin e shquar, mësuesin dhe luftëtarin Beqir Jetullah Hajrizin.

Thaçi ka shkruar në facebook se Hajrizi dhe brezi i tij edukuan gjenerata të tëra në frymën atdhetare, por edhe vetë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me Urdhrin “Hasan Prishtina”, pas vdekjes, e dekorova veprimtarin e shquar, mësuesin dhe luftëtarin Beqir Jetullah Hajrizi. Ai dhe brezi i tij edukuan gjenerata të tëra në frymën atdhetare, por edhe vetë iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. HTH”, ka shkruar ai./Indeksonline/