20:50 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi-deputetëve: Hapni rrugë të reja për studentët dhe krijoni shanse për sipërmarrësit

Me fillim nga ora 11:00 pritet që nesër të nis seanca për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Caktimi për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës erdhi pas nënshkrimit të aneks-marrëveshjes në mes dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviq.

Ndërkohë Thaçi sonte ka deklaruar se pret që nesër deputetët në Parlamentin e Kosovës të përqendrohen në mundësin e lirisë së lëvizjes për qytetarët.

Thaçi ndër të tjerash ka përmendur hapjen e rrugëve të reja për studentët dhe krijimin e shanseve të reja për sipërmarrësit, transmeton Indeksonline.

“Demarkacioni i kufirit është një votë për të forcuar sovranitetin dhe integrimin tonë në BE”, ka thënë tutje Thaçi.

Duhet përkujtuar që Demarkacioni lidhet ngushtë me çështjen e liberalizimit të vizave përderisa ka tri vite që trajtohet si ndër çështjet më të rëndësishme në vend, por pa u gjetur zgjidhje përfundimtare./Indeksonline/