20:35 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi dhe Vuçiq në Sofje konfirmuan gatishmërinë për normalizimin e marrëdhënieve

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq përmes një postimi në Twitter ka njoftuar për takimin e zyrtares së Lartë për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas saj, në këtë takim të dy liderët konfirmuan gatishmërinë e tyre për të punuar intensivisht për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve.

“Liderët konfirmuan gatishmërinë e tyre për të punuar intensivisht për të arritur normalizim të plotë të marrëdhënieve”, ka shkruar ajo në Twitter./Indeksonline/