18:50 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi dhe Vuçiq “shkëmbejnë disa fjalë”, në prani të Mogherinit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka “shkëmbyer disa fjalë” me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

Sipas këtij mediumi, Vuçiq ka shkëmbyer disa fjalë me Thaçin në praninë e përfaqësueses së lartë të BE për Politiken e Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

“Vuçiq i tha përfaqësues së lartë se Serbia është gjithmonë e gatshme të vazhdojë dialogun nëse ky dialog nënkupton gatishmërinë dhe të palës tjetër për të bërë kompromis”, shkruan Tanjug./Indeksonline/