14:48 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Disa opinione për dialogun me Serbinë janë false

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përsëritur se përfundimi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundoj me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se opinionet tjera janë false, transmeton Indeksonline.

“Fundi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe demarkacionin e 400km në mes dy vendeve, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizata tjera. Opinionet tjera rreth rezultateve të këtij dialogu, janë të pakuptimta apo interpretime false”, ka shkruar Thaçi.  /Indeksonline/