16:03 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018

Thaçi: E pranuam Specialen me gjysmë zemre

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur gjykatën ndërkombëtare për krime lufte me juridiksion mbi të dyshuarit potencial kosovarë si një “padrejtësi historike”, duke shtuar se Qeveria e pranoi atë me gjysmë zemre si “çmim për lirinë e saj”.

Në një intervistë për “The Associated Press” në prag të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë, ai ka kritikuar gjykatën me seli në Hagë të Holandës, me ç`rast e ka krahasuar atë me krijimin e një gjykate për të gjykuar hebrenjtë të persekutuar nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore

“Kosova zhvilloi një luftë mbrojtëse për ekzistencë si komb dhe nuk ka sulmuar askënd”, tha ai.