21:22 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi falendëron Delawien: Kosova përjetësisht i është mirënjohëse SHBA-ve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë sonte se vendi i është përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e tyre.

Në një postim në Facebook ka falënderuar ambasadorin amerikan Greg Delawie për kontributin që ka dhënë gjatë mandatit trevjeçar në Kosovë.

“Në pritjen lamtumirëse për ambasadorin Delawie, në shenjë falënderimi dhe respekti për punën e madhe që ka bërë dhe për partneritetin tonë të ngushtë që kemi pasur gjatë këtyre tre vjetëve. Kosova i është përjetësisht mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e pareshtur”, ka shkruar Thaçi. /Indeksonline/