12:41 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi i jep medalje familjes Rugova (Foto/Video)

Familja e presidentit të ndjerë, Dr.Ibrahim Rugova, sot është pritur në zyrën e Presidentit të Republikës, Hashim Thaçi.

Ky i fundit ka dekoruar këtët familje me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Ndërkohë me fillim nga ora 13:00 hapet edhe ekspozita ‘Kontributi i Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova në shtet formimin e Kosovës’.

Kjo ngjarje organizohet me rastin e ditës së Presidentit të Republikës së Kosovës./Indeksonline/