09:39 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Kosova përmbushi kriteret për liberalizim, tash është radha e BE-së të reflektoj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar komisionarin evropian, Johannes Hahn, me të cilin ka diskutuar për liberalizimin e vizave.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se tani Bashkimi Evropian e ka radhën të përfundoj procedurat që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm.

Ja postimi i Thaçit:

Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Sapo përfundova takimin me Komisionerin Hahn në Bruksel. Ishte një takim shumë produktiv. Institucionet e Kosovës, pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, i kanë plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

Tani është radha që Bashkimi Evropian t’i përfundojë procedurat që lëvizja e lirë e qytetarëve të ndodhë sa më shpejt që është e mundur. Kosova do të vazhdojë përkushtimin edhe më të lartë për rend dhe ligj dhe reforma të gjithëmbarshme.

Komisioneri Hahn u zotua se do të përmbushin procedurat e nevojshme në kuadër të institucioneve të BE-së. Ishte konstatim i përbashkët se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi ishte jo vetëm përmbushje e kushtit për liberalizim të vizave, por edhe një hap i rëndësishëm strategjik për fuqizimin e paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon. HTH /Indeksonline/