20:53 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Thaçi krahason Vuçiqin me Kim Jong Un

(I plotësuar) 19:13 – Duke u përgjigjur në manovrat e Serbisë ditëve të fundit, presidenti Thaçi në një intervistë për Jeta në Kosovë ka thënë se verimet e dy ditëve të fundit të Serbisë dhe presidentit Vuçiq i ngjajnë atyre të Kim Jong Unit të Koresë së Veriut.

Kërcënimet e tij, sipas Thaçit janë boshe, të thata. “Ka thënë që do ta nisë ushtrinë në Kosovë. E kish kthyer në gjysmë të udhës, njëjtë si me trenin. Nuk iu kish kthyer asnjë ushtarë në Serbi”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, telefonat e presidentit serb me presidentin rus dhe Bellorusisë tregojnë më së miri orientimin e Serbisë dhe te presidentit Vuçiq. “Kërcënimet e Vuçiqit nuk i kanë bë askujt përshtypje, më së paku mua. Nuk më kanë tremb as kërcënimet e Vuçiqit, as të Millosheviçi..”. ka shtuar ai.

Ai ka thënë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur.


Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pasi ky i fundit tha se nëse nuk do të ishte liruar Marko Gjuriq, do të futej ushtria e Serbisë në Kosovë.

I pari i shtetit në një intervistë për “Jeta në Kosovë” tregoi qëndrimin e vendit për këto deklarata. “Të kish nis ushtrinë e kish kthy si trenin”, është shprehur ai.

Ndryshe, presidenti Vuçiq ka thënë se me rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicë e ka shqyrtuar mundësinë e përdorimit të ushtrisë dhe policisë serbe.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se e ka shqyrtuar edhe opsionin e përdorimit të ushtrisë dhe policisë për shkak të zhvillimeve në Kosovë, por e ka zgjedhur durimin dhe ruajtjen e paqes”, shkruan tanjug, transmeton Indeksonline