16:33 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Marrëveshja për demarkacionin, siguron lëvizjen e lirë në zonën Shengen

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet partive politike lidhur me ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Thaçi ka uruar të gjithë përfaqësuesit e partive për konsensusin duke thënë se tashmë sigurohet liria e lëvizjes për qytetarët në Zonën Shengen, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Thaçit:

Marrëveshja e sotme e partive politike për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, është një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Uroj të gjithë përfaqësuesit e këtyre partive politike për konsensusin e arritur, i cili përfundimisht siguron lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës në Zonën Shengen.
Ky unitet politik duhet të shërbejë si një kornizë afatgjate për gjetjen e zgjidhjeve per temat nacionale, të cilat kërkojnë vullnet dhe gatishmëri për të tejkaluar interesat e ngushta partiake dhe private. HTH./Indeksonline/