17:10 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi me presidentin slloven shëtiten në sheshin e Prishtinës (Video/Foto)

Pas konferencës së mbajtur, presidenti slloven Borut Pahor dhe ai kosovar Hashim Thaçi, kanë shëtitur në sheshin e Prishtinës.

Ata pasi dolën nga Presidenca, kanë ecur në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe “Skënderbeu”, shkruan Indeksonline.

Të dy presidentët më pas hynë një një prej lokaleve afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të vazhduar ndejën. /Indeksonline/