16:13 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi: Nuk jam president i interesave partiake, por i shoqërisë (LIVE)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po mban konferencën e fundit me gazetarë për vitin 2017.

Ai fjalën e tij e ka nisur duke përmendur të arriturat e Kosovës gjatë vitit që do e lëmë pas.

“Po e mbyllim vitin me 115 njohje, me integrime, dhe me zgjedhje transparente e demokratike. Vitin e mbyllim me rritje ekonomike për 4 për qind”, ka thënë ndër tjera Thaçi, raporton Indeksonline.

Ai ka komentuar edhe çështjen e Gjykatës Speciale duke thënë se nuk ishte ideator i saj, por që atë kohë ishte bartës i institucioneve.

Tutje, ai është shprehur se nuk është president i interesave partiake, por i shoqërisë.
“Si president nuk më kanë udhëhequr asnjë shoqatë apo interes partiak, por interesi i shoqërisë. Iniciativa të tilla janë vullnet i lirë”, ka thënë ai.

Më poshtë mund të ndiqni LIVE konferencën dhe adresimin e Presidentit: