09:25 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Thaçi për Jahjagën: E nderoi Kosovën sa ishte presidente, po e bën edhe sot

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar ish-presidenten Atifete Jahjaga për themelimin e fondacionit të saj.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ajo e nderoi  Kosovën derisa po e bënte punën e saj si presidente dhe po vazhdon ta nderoj edhe sot.

Ja postimi i Thaçit:

E përgëzoj ish-presidenten Jahjaga për themelimin e fondacionit, përmes të cilit synohet fuqizimi i grave dhe i të rinjve në Kosovë. Presidentja Jahjaga e ka nderuar Kosovën me punën e saj si presidente dhe njëjtë po vazhdon edhe sot, duke krijuar platforma të reja dhe duke vendosur standarde. Ajo do ta ketë vazhdimisht mbështetjen time. HTH /Indeksonline/