11:56 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Thaçi për mediat serbe flet për Vuçiqin, Preshevën dhe Kosovën në BE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë për gazeten serbe “Danas”. Thaçi ka thënë se nuk do të lejojë krijimin e një Republike të Re të Serbisë në Kosovë.

Presidenti ka thënë se është i gatshëm të gjejë zgjidhje me Vuçiqin sepse do që ta shoh Kosovën në NATO e BE, shkruan Indeksonline.

“Kosova tashmë është një fitues moral dhe politik sepse njerëzit tanë janë të lirë. Ata jetojnë në një shtet të lirë, të njohur nga një numër i madh i anëtarëve të Kombeve të Bashkuara. Por tani duhet të lëvizim shpejt në mënyrë që të fitojmë anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB. Dialogu me Serbinë, bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi janë kushtet kyçe për arritjen e këtij qëllimi

Unë nuk flas me Beogradin për ndonjë lloj nostalgjie, unë nuk vuan për Jugosllavinë si disa. Unë flas me Vuçiqin sepse dua një zgjidhje për Kosovën që ta shoh atë në NATO e BE sa më shpejt. Duhet të kemi një demarkacion të plotë të kufirit, në mënyrë që të mos lëmë dilema të hapura për t’u bërë një pikë e mosmarrëveshjeve në të ardhmen.

Sa i përket çështjes së Preshevës, unë mendoj se çdo demarkacion kufitar midis dy vendeve do të jetë shumë kuptimplotë për këto familje dhe për ata qytetarë.

Ka një thënie të vjetër, nëse ka vullnet, ka një mënyrë. Interesat e tyre duhet të respektohen dhe të merren parasysh. Duhet një vullnet mes udhëheqësve të Kosovës e Serbisë për tu sjellur stabilitet qytetarëve të kësaj zone” ka thënë Thaçi./Indeksonline/