Thaçi promovon librin e tij në Kanada
Presidenti i Kosovës po qëndron në vizitë zyrtare në Kanada.
Atje, në këto momente presidenti Thaçi është duke e promovuar edhe librin e tij autobiografik “New State”.
Promovimi po ndodh në Qendrën Kanadeze.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti në profilin e tij në Facebook, ku po transmetohet drejtpërdrejtë promovimi i librit të tij.
“Qendra kanadeze “The Pearson Centre for Progressive Policy” promovon librin “New State, Modern Statesman”, ka shkruar në profilin e Thaçit.