23:09 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi: S`e kam problem takimin me Vuçiqin në Samitin e Sofjes

Kancelares gjermane Angela Merkel i është bërë ftesa që të vijë në Kosovë për vizitë.

Kështu ka bërë të ditur sot presidenti Hashim Thaçi gjatë një interviste në KlanKosova, ku po fliste rreth takimit që pati në Berlin me Merkelin.

Thaçi ka deklaruar se Merkel i ka thënë se do e rishikojë mundësinë për një vizitë në rajonin ballkanik.

“E kam ftuar duke theksuar se do ta rishikojë mundësinë. Merkel respektohet masovikisht në Kosovë, por edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, mendoj se ne të ardhmen jo të largët do ta sheh ndonjë mundësi vizite në regjion”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Presidenti ka folur edhe rreth pjesëmarrjes në Samitin e Sofjes ku do jenë prezentë gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Lidhur me këtë, Thaçi ka shtuar se nuk e ka problem takimin me Vuçiqin meqë ata janë takuar tashmë disa herë.

“Unë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me Borisov, edhe pas takimit tim me Merkel, tanimë Kosova do të takohet sikur vendet e tjera me burrshtetasit e vet. Merkel do të marrë pjesë dhe Samiti i Sofjes nuk do të kishte kuptim pa prezencën e Merkel. Do të jetë edhe presidenti i Serbisë. Ne jemi takuar edhe në takime tjera, nuk paraqet problem”, është shprehur ai./Indeksonline/