08:05 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Thaçi sot në Shkup bashkë me presidentin e Këshillit të BE-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në takimin e liderëve rajonalë që mbahet në Shkup, në kuadër të procesit të Brdo Brijunit.

Në këtë takim përveç përfaqësuesve të vendeve ballanik, do të marrë pjesë edhe presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk.

Objektivi kryesor i procesit Brdo-Brijun është mbledhja e të gjithë presidentëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe Sllovenia dhe Kroacia për të forcuar dialogun politik, për të rritur nivelet e besimit dhe për të promovuar zgjidhjen e çështjeve dypalëshe dhe rajonale të pazgjidhura.

Takimi do të fillojë nga ora 16:00.