07:55 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Të bashkuar mund ta bëjmë realitet anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB

Presidenti i vendit Hashim Thaçi zhvilloj dje një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Takimi në fjalë u ndërmjetësua nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini në Bruksel.

Përpos presidentëve nga të dyja vendet të pranishëm ishin edhe ministrat e jashtëm.

E ndër të tjerash pas përfundimit Thaçi ka deklaruar se marrëveshja përfundimtare për normalizimin e plotë të raporteve Kosovë-Serbi është në interesin e dy vendeve, të paqes dhe stabilitetit në rajon, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Takimi i parë i fazës së fundit të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte i vështirë, por i domosdoshëm për tejkalimin e konfliktit shekullor.

Me gjithë dallimet e mëdha, ne u pajtuam që t’i intensifikojmë takimet e përbashkëta në përpjekje për t’i zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve tona.

Marrëveshja përfundimtare për normalizimin e plotë të raporteve Kosovë-Serbi është në interesin e dy vendeve, paqes dhe stabilitetit në rajon.

Në këtë periudhë të rëndësishme për vendin, ne duhet të jemi të bashkuar, sepse vetëm kështu mund ta bëjmë realitet vizionin tonë për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB. HTH