21:39 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Thaçi thërret një arkeolog nga Egjipti për vizitë në Kosovë

Egjiptologu dhe arkeologu Zahi Hawass do të jetë në Prishtinë ditën e mërkurë. Egjiptiani do të flas për gjetjet e tij për Faraonët dhe familjen e Tutankhamun.

Ai do të vizitojë Kosovën me ftesë të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Për nder të Hawass, Thaçi do të organizojë një pritje me ç’rast do të dekorojë arkeologun për promovim të arkeologjisë dhe kulturës historike.

Të pranishëm do të jenë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i kuvendit Kadri Veseli.

Hawass do të qëndrojë në Kosovë për pesë ditë .