20:33 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi uron Dritën: Do të korrim suksese edhe në fushat e gjelbra evropiane

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar ekipin e Dritës për marrjen e titullit të kampionit në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur i bindur se Kosova do korr suksese edhe në fushat e gjelbra evropiane, transmeton Indeksonline.

“Dy finalistët e këtij sezoni në Kampionatin e Kosovës në Futboll, ekipi i Dritës dhe i Prishtinës, në mbështetje të tifozërisë së tyre, bënë një lojë të mrekullueshme në stadiumin “Shahin Haxhiislami”. E uroj kampionin e këtij stinori, ekipin e Dritës, i cili vërtet ishte mbresëlënës me lojën e organizuar mirë në këtë superligë. Kosova ka shumë talentë dhe me rritjen e mbështetjes dhe konkurrencës së klubeve tona sportive, padyshim se do të korrim suksese edhe në fushat e gjelbra evropiane. HTH”, ka shkruar Thaçi./Indekosnline/